A ishte ky momenti më i sikletshëm në karrierën politike të Bajram Rexhepit (VIDEO)

Bajram Rexhepi ishte bërë kryeministër në një kohë kur pak kush mund ta përballonte presionin e situatës.

Lajme

21/08/2017 16:46

Në mes dy krahëve të ndryshëm, atij të ashtuquajtur i Luftës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kërkohej një njeri që pikëbashkonte dallueshmëritë.

Ky njeri ishte Bajram Rexhepi. Ai u bë kryeministër dhe u formua Qeveria e Unitetit në vitin 2002.

Por, përkundër se udhëhiqte në kohë të rënduar, vështirë të ketë pasur moment me të sikletshëm sesa përshëndetja e tij me një të moshuar derisa kishte vizituar disa varreza të dëshmorëve.

Ky është momenti i sikletshëm i Rexhepit me loken e moshuar:

YouTube player