A ishte i rregullt goli i Ajaxit ndaj Realit? Përgjigjet Valverde

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka refuzuar të thotë nëse ishte i rregullt ose jo goli i anuluar i Ajaxit ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Sport

15/02/2019 11:56

Ajax ndeshjen e 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve nga Real Madrid me rezultat 1:2.

Në pjesën e parë vendasit arritën të shënonin, pas dominimit të plotë në ndeshje, por goli u anulua nga VAR, me arsyen se lojtari i Ajaxit kishte penguar në zonën e tij portierin Thibaut Courtois.

“Nuk e di nëse ishte gol dhe duhej të ishte lejuar, çfarë di unë?”, ka thënë Valverde, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ne tashmë e dimë si janë gjërat me VAR-in. Do të ketë situata ku gjërat do të interpretohen në një mënyrë apo tjetër. Futbolli i amplifikon këto gjëra edhe më shumë për shkak të debatit gjë ngjallet nga incidentet kontroverse”.

Përndryshe Valverde sot ka nënshkruar kontratë të re me Barcelonën, duke e vazhduar qëndrimin në ‘Camp Nou’ edhe për një vit./Lajmi.net/