A ishte e kurdisur ndeshja Besa – Trepça? (FOTO)

Skuadra nga Mitrovica, Trepça, ka shënuar fitore të rëndësishme 1:3 në udhëtim te Besa e Pejës, në luftën për mbijetesë.

Sport

02/04/2017 17:19

Kjo fitore skuadrës nga Mitrovica ia mban gjallë shpresat për mbijetesë në elitën e futbollit të Kosovës, kur Superliga ka hyrë në fazën e fundit dhe vendimtare.

Por, para fillimit të kësaj ndeshje, në rrjetet sociale ka pasur shumë reagime, ku ngritën dyshime se kjo ndeshje mund të jetë e kurdisur, ku pretendohej se Trepça do ta fitonte duelin në Pejë ndaj Besës.

I fundit që reagoi rreth kësaj ndeshje, është Albert Kastrati, lideri i Plisave, që në Facebook ka shkruar se për këtë ndeshje në shumë qytete janë duke u vënë baste për fitoren e Trepçës./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy