A ia vlen transferimi i Aubameyang? Ja çfarë thonë statistikat

Në bazë këtyre të dhënave, sulmuesi i ri i Topçinjve ka shënuar së paku 45 gola më shumë nga cilido lojtar tjetër i Arsenalit gjatë të njëjtës periudhë.

Sport

31/01/2018 14:39

Arsenali e ka zyrtarizuar transferimin e Pierre-Emerick Aubameyang nga Borussia Dortmundi për një shifër prej 63 milionë euro.

Statistikat tregojnë se transferi i ri i klubit anglez ka potencial sulmues më të mirë se cilido lojtar i deritanishëm i Arsenalit. Pierre-Emerick Aubameyang ka shënuar 100 gola për Borussia Dortmundin që nga fillimi i sezonit 2015/2016.

Në bazë këtyre të dhënave, sulmuesi i ri i Topçinjve ka shënuar së paku 45 gola më shumë nga cilido lojtar tjetër i Arsenalit gjatë të njëjtës periudhë.

Alexis Sanchez i ka shënuar 55 gola gjatë kësaj periudhe, 47 i ka realizuar Olivier Giroud, 32 herë e ka gjetur rrjetën Theo Walcott, kurse Mesut Ozil i ka shënuar 24 gola.