A i paguan vërtetë qeveria islandeze imigrantët që martohen me femrat e këtij shteti?

Jo, kjo nuk është e vërtetë. Në fillim të muajt qershor të vitit 2016, një numër i ueb faqeve kanë raportuar për numrin e pakët të meshkujve në Islandë.

Fun

06/03/2017 15:09

Këto faqe kanë sqaruar se qeveria do të paguajë deri pesë mijë dollar në muaj imigrantët që do të martohen me gratë islandeze, transmeton lajmi.net

Gjithçka filloi nga blogu ”the spirit whispers”, ku dikush kishte postuar këtë hyrje ‘shokuese’.

“Proporcioni i lartë i numrit të femrave ndaj meshkujve ka shtyrë qeverinë e këtij vendi që të merr si zgjidhje pagesën prej pesë mijë dollarëve në muaj për imigrantët që martohen me femrat islandeze, dhe prioritet në këtë zgjidhje do të jetë popullsia e Afrikës veriore.”
-The Spirit Whispers

Disa ditë më vonë, faqja ‘The reykjavik grapevine’ raportoi se një burrë po tentonte të kontaktonte me femrat islandeze.

“Gjatë javës së kaluar, një numër i madh i femrave islandeze kanë pasur në facebook kërkesa të panumërta shoqërie nga meshkujt jo islandezë të cilët ato nuk i njihnin.”
-The Reykjavik Grapevine

Më poshtë keni adresën ku mund të merrni një nga konfirmimet për pagesë. /Lajmi.net/

http://player.vimeo.com/external/206302049.hd.mp4?s=5f55f38be5a3d7a470d3a7a3e16a78513fa43e92&profile_id=174&oauth2_token_id=425779122