A i dini përfitimet e mëdha shëndetësore nga dardha?

A keni ngrënë ndonjë dardhë sot? Nëse jo, bëjeni!

Lifestyle

22/07/2015 22:30

Në fakt, ju ndoshta nuk keni konsumuar dardhë qe një kohë të gjatë. Ky është një realitet i shumë njerëzve, të cilët nuk i kuptojnë të mirat shëndetësore të dardhës.

Përveç shijes së tyre të mahnitshme, kjo pemë padyshim që është një ‘dhuratë tjetër nga Zoti’ për njerëzit.

Studimet kanë treguar se duke ngrënë një dardhë çdo ditë, ju do të bëni që vizitat tek mjeku të rrallohen. Kjo për shkak që dardha përmban shumë ushqyes të dobishëm, antioksidantë, vitamina dhe fibra që përmbushin nevojat tuaja të përditshme të të ushqyerit, transmeton Lajmi.net.

Përfitimet nga të ngrënit dardhë:

Rrit nivelet e energjisë
Një dardhë e vetme mund të jetë e tëra çfarë ju duhet kur ndjeheni pa energji. Kjo për shkak të sasisë së lartë të glukozës që gjendet në dardhë. Kjo glukozë absorbohet shpejt dhe konvertohet në energji për përdorim të mënjehershëm.

Ajo ndihmon në tretje
Kjo për shkak të sasisë së lartë të fibrave që gjenden në dardhë, rreth 25% të sasisë ditore të fibrave të rekomanduara.

Parandalon kancerin
Gjithashtu, prezenca e lartë e fibrave në dardha ndihmon në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë, duke i larguar qelizat kancerogjene nga aty. Dardha është e mirë edhe për gratë në menopauzë, sepse konsumimi i përditshëm i dardhës mund të zvogëlojë rrezikun nga kanceri i gjirit për 34%, transmeton Lajmi.net.

Për një shtatzëni më të shëndetshme
Dardhat janë të pasura gjithashtu edhe me acid folik që është i nevojshëm për të parandaluar defektet e lindjes. Kjo është arsyeja pse ajo u rekomandohet grave shtatzëna që t’i konsumojnë çdo ditë. (Lajmi.net)