A është përfshirë Lila në skuadrën e Pas Gianninas?

Andi Lila është përfshirë në Skuadrën e Pas Gianninas për ndeshjen ndaj Iraklis.

Sport

04/10/2015 13:51

Përkundër presionit mediatik dhe atij të përgjithshëm, Lila vazhdon të mbetet pjesë e skuadrës greke.

Ai është përfshirë në listën prej 19 lojtarëve për ndeshjen e radhës për Gianninas.

Sipas mediave helene, gjatë javës që kaloi mbrojtësi i Kombëtares shqiptare zhvilloi një ballafaqim me drejtuesit e klubit, ku sqaroi pozitën e tij.

Pas takimit, krerët e PAS Janinës duket se u bindën se simboli i shqiponjës së Lilës, që u shoqërua me kontestime dhe fërshëllima në stadiumin “Karaiskakis” nuk ishte një provokim, por një mënyrë me të cilën 29-vjeçari i feston gjithmonë golat, ashtu si ka bërë edhe në Serinë A italiane kur mbronte ngjyrat e Parmës, transmeton Supersport.