A është në dijeni shteti i Kosovës se miniera e Leposaviqit është shitur?

Faqja e lajmeve rreth minierave dhe mineraleve, equities.com, raporton se kompania Altair Resources Inc ka kryer pagesën finale dhe ka kryer të gjitha obligimet tjera për të marrë në pronësi minierën e Crepuljes në Leposaviq, pjesën veriore të Kosovës.

Lajme

22/02/2017 15:59

Në shkrimin e kësaj faqeje thuhet se kjo kompani ka licencë që kontrollon 9.82 kilometra katrorë të një territori historikisht të pasur me zink, plumb dhe argjend.

Prona Crepulje është e lokalizuar në rajonin e Mitrovicës, në Kosovë, 17 kilometra në perëndim të qytetit, shkruan equities.com, transmeton lajmi.net.

Kompania ka licencë të eksplorimit të 9.82 kilometra katrorë brenda këtij vendi, ku prodhohen plumb, argjend, dhe të tjera metale që nga mesjeta.

Kompania ka filluar programin gjeofizik për vitin 2017.

Në shkrim thuhet se kontraktori ka mobilizuar stafin në terren për të filluar një studim të gravitetit dhe shpimi do të fillojë pas përfundimit të interpretimit të rezultateve të anketës së gravitetit.

Nuk dihet nëse për këtë marrëveshje është dijeni Qeveria e Kosovës, respektivisht Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM). /Lajmi.net/

 

Pacolli alarmon për minierën e Leposaviqit, dyshon se Qeveria e Kosovës ka bërë marrëveshje me palën serbe