A është ky vendi ku Jezusi performoi njërën nga mrekullitë e tij? (Foto)

Në librin biblik të Markut, përshkruhet se si Jezusi e liroi një njeri të pushtuar nga djalli, duke i shndërruar demonët e tij në derra.

Fun

21/12/2015 23:06

Kjo ngjarje është e njohur si “Mrekullia e Derrave”, dhe tani një pllakë 1,600 vjeçare është gjetur në brigjet lindore të detit Galile dhe mund të identifikojë vendndodhjen e këtij incidenti.

Në veçanti, arkeologët besojnë se pllaka prej mermeri e gdhendur në gjuhë hebraishte dëshmon se ngjarja u zhvillua në Kursi, që referohet si “Toka e Gederenes”, transmeton lajmi.net.

Deri më tani, ekspertët kanë arritur t’i deshifrojnë fjalët si “amen” dhe “marmaria” të gdhendura në pllaka, fjalë të cilat mund t’ju referohen Marisë.

Hulumtuesit nga Universiteti Haifa, Izrael, janë duke u përpjekur për të deshifruar fjalët e tjera të gdhendura në këto pllaka duke përdorur gjuhën aramaike.

Për këtë vend dhe këtë ngjarje flitet në shumë libra të apostujve, si të Lukës, Markut dhe Mateut. /lajmi.net

2F8B710700000578-3368652-image-a-10_14506922166382F8B710000000578-3368652-Dr_Haim_Cohen_and_Prof_Michal_Artzy_next_to_the_unearthed_slab-a-11_14506922187292F8B711700000578-3368652-image-a-8_1450692153616