A është ky iPhone 6S që do të prezantohet sot? (Foto)

Apple pritet të prezantojë sot dy modele të reja të iPhone, por si do të duken ata?

Auto & Tek

09/09/2015 13:29

Sipas traditës së Apple, modelet e reja të iPhone nuk do të quhen iPhone 7, por iPhone 6S dhe 6S Plus.

Kështu, celulari do të ketë formën dhe madhësinë tradicionale, por do të ketë një kamerë të përmirësuar dhe një bateri më të mirë.

Gjithashtu, sipas shumë raporteve në webfaqe të ndryshme amerikane, është mësuar se iPhone i ri mund të ketë butonin kryesor të integruar në ekran, pa u ndarë fare nga ai, transmeton Lajmi.net.

Dy fotografi se si mund të duket modeli i ri i iPhone tashmë kanë filluar të shfaqen në internet, që duket të jetë një koncept që ndoshta Apple e ka marrë parasysh.

Një koncept i iPhone 6SiPhone-7-concept (1)

Apple do t’i prezantojë sot dy modelet e reja në San Francisko, ngjarje kjo të cilën mund ta ndiqni live nëse keni një iPhone apo iMac.

Për të parë ngjarjen live, ju duhet të shikoni vazhdimisht faqen e Apple në seksionin ku vazhdimisht i transmeton live ngjarjet. Këtë mund ta bëni edhe duke klikuar këtu. (Lajmi.net)