A është ky hajni më i marrë i të gjitha kohërave?!

Xhandarmeria franceze, për të cilën arrestimi kurrë nuk ishte më i lehtë, ka publikuar fotografinë në të cilën shihet një burrë gjysma e trupit e të cilit kishte ngecur në dritare.

Fun

21/03/2017 21:49

Xhandarët francez, kur e morën lajmërim për vjedhje, e gjetën hajnin të ngecur në hapje të dritares së shitores të cilën e bëri me një çekan.

“Ai në gjendje të alkoolizuar, e plaçkiti shitoren, por… ngeci në dritare para se të arrestohej”, ka theksuar xhandarmeria në Twitter, transmeton AP, përcjell gazetametro.net

Hajni, burri 46 vjeç, u arrestua të enjten në vendin Molon-Lishar në jugperëndim të Francës, i ka thënë agjencisë amerikane zyrtari i xhandarmerisë rajonale.

Hajnin e ngecur më parë e kanë liruar nga dritarja zjarrfikësit, ka shtuar zyrtari anonim.