A është ky dështimi më i madh në karrierën e Guardiolas? (FOTO)

Kampionati anglez nuk i ka dalë siç ka pritur ndoshta Pep Guardiola.

Sport

16/01/2017 22:21

Trajneri spanjoll nuk po arrin të luaj lojën e tij te Manchester City, sidomos në ndeshjet e fundit, ku nga kreu i Premierligës kanë përfunduar në vendin e pestë.

Se City është në krizë po e dëshmon edhe humbja e fundit nga Everton 4:0.

Një nga problemet e Cityt, është edhe portieri Bravo, që nuk po arrin të adaptohet kurrsesi tek skuadra e tij e re.

Në ndeshjen e fundit ndaj Everton, në katër goditje që pati brenda kornizave të portës, Bravo pësoi katër gola.

Mediet në Angli pikërisht për këtë, kanë kritikuar trajnerin Pep Guardiola, që ka larguar Hart, dhe ka dështuar në sjelljen e zëvendësimit të tij.

Në fakt, transferimi i Bravos po cilësohet si njëri nga transferimet më të këqija në karrierën e trajnerit spanjoll./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6