A është ky çiklisti më i ‘çmendur’ që kemi parë deri më tani !? |VIDEO|

Kenny Belaey nga Belgjika ndryshe njihet edhe me emrin 'Magjistari' dhe për 22 vite është ngasës i biçikletës në terene ekstreme.

Fun

23/09/2015 08:48

Kampioni i botës në çiklizmin ekstrem Kenny Belaey udhëtoi për në lartësi të reja më 17 shtator, dhe me sukses i’a doli të ngiste biçikletën në një litar të gjatë 120 metra i cili varej në dy shkëmbinjë dhe në një lartësi prej 2700 metra,

Videoja e cila është xhiruar nga RedBull në resortin e skijimit La Plagne, paraqet mundimet e Bealeyt kur ai vazhdimisht rrëzohej në gjysmë të rrugës, dhe qëndronte i varur në ajër.

Por në fund të videos shihet realizimi me sukses i kësaj rruge nga Bealey dhe gëzimin që i’a doli t’a realizonte këtë sfidë. /lajmi.net

YouTube player