A është ky babai më i mirë në botë !? |FOTO|
Djali 9 vjeçar i Stuart Whipps e kërkonte gjithnjë atë, kështuqë ai shpenzoi rreth gjysëm milionë funta për ta takuar atë në Qipro.
Fun
Specialisti i teknologjisë i cili është 37 vjeç dhe ka fluturuar për në Qipro çdo dy javë për 7 vitet e fundit, vetëm për t’a parë të birin se si rritje, pasiqë ish gruaja e tij pas divorcit në vitin 2008 ishte kthyer në Qipro.
‘Gjith çka dua, është vetëm që të jem pjesë e jetës së djalit tim,’ thotë ai. ‘Që nga dita kur ka lindur kam ndjerë një lidhje të fuqishme me të dhe do të bëj gjithçka që të jem babai më i mirë.’
Por vështirësitë çdo ditë e më shumë i janë shtuar; ai tani është në borxhe për 450.000 funta të cilat i ka shpenzuar në fluturime, hotele, vetura me qira, dhe shpenzimet ligjore në betejën për t’a kthyer birin e tij, dhe të gjitha i kanë dështuar.
Dhe për të mos qenë mjaftueshëm, ai ka paguar edhe 150.000 funta për shpenzimet e ish bashkëshortes Chrys Faulla. Udhëtimet e shpeshta e detyruan Stuartin t’a shiste kompaninë e tij për shërbime teknologjike, dhe tani ai punon si bankier investimesh.
‘E bëj këtë pasiqë dua të jem gjatë gjithë kohës me birin tim, dhe nuk mendoj se duhet patjetër të zhvendosem këtu’ shton ai/
Tani i martuar me Hayley 44 vjeç – një nënë e përkushtuar, me të cilën ka një vajzë, si dhe një vajzë tjetër nga një lidhje e më-parshme.
/lajmi.net