A është Kosova e gatshme të pranojë refugjatë?

Në Shqipëri po arrijnë kohë pas kohe. E valët e refugjatëve po alarmojnë edhe Kosovën.

Lajme

29/06/2018 21:21

Kosova po kujdeset që të mos zihet në befasi nga ndonjë valë e refugjatëve.

Megjithatë, një qeveritar i lartë që po i bashkërendon veprimet me vendet fqinje po zotohet se vendi nuk është në hartën e lëvizjes së emigrantëve.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme i tha Klan Kosovës se autoritetet kosovare i kanë siguruar edhe Shqipërinë edhe Maqedoninë, që në rast fluksi të madh të refugjatëve, të llogarisin në mbështetje.

“Në këto kohë që po flasim nuk ka ndonjë fluks. Gjendja është krejt normale por megjithatë flukset mund të jenë’, tha ai.

Zeka zotohet se në raste të tilla Kosova është gati.

“Kemi edhe një plan emergjent. Një plan i cili mund të përballojë një numër të konsiderueshëm të emigrantëve”, shtoi ai.

YouTube player