A është kjo zgjidhja ideale për gjumashët !? |VIDEO|

Nëse jeni një prej 7 miliard njerzve që jetojnë në Botë, me siguri se keni problem me zgjuarjen nga gjumi në mëngjes. Një shpikës nga Britania e Madhe duket se ka një zgjidhje për këtë problem.

Fun

31/07/2015 09:18

Ylli i Youtube, Colin Furze ka ndërtuar atë që ka vendosur ta quaj ‘Shtrati me Presion të Lartë’ dhe emri e përshkruan saktësisht atë që ai ka bërë. Furze ka ndërtuar një kornizë metali e cila ka funksionin e shtratit, por në vend që të hapet nga prapa, ai hapet nga para me presion. Një kompresor ajri i aktivizon dy pistona të cilët e shtyejnë shtratin para në një shpejtësi të caktuar më parë. Ai i ka shtuar edhe disa bori dhe drita këtij shtrati me qëllim që zgjuarjen ta bëjë edhe më dramatike. /lajmi.net

YouTube player