A është kjo Prishtina ime (Foto)

Prishtina ka nisur të marrë pamjen e rrugëve periferike të Kosovës, të cilat shihen të mbushur plot me mbeturina.

Lajme

20/05/2017 10:02

Pastërtia në kryeqytet asnjëherë nuk ka qenë në gjendje më të keqe që nga pas lufta. Mbeturinat kanë vërshuar gjithandej.

Mbetje të gjërave ushqimore shihen në çdo rrugicë, shkruan lajmi.net.

Prishtinasi, Ylber Myftari i cili banon mbi Rrugën “Ekrem Rexha” në lagjen “Arbëria” është në hallë me jetesën në shtëpi të vetë. Bërlloku është gati t’i hyjë në oborr.

“Është bërë e pa mundur të jetohet këtu. Këto gërmime që janë hapur për ndërtime po shfrytëzohen për hedhjen e mbeturinave nga njerëz e biznese të ndryshme këtu. Shikojeni shtëpia t’i kemi pak metra larg nga këtu, unë e vëllai im”, ka thënë ai për lajmi.net

18296992_10211238169763591_1357211143_o 18297188_10211238170323605_671174389_o

Komuna e Prishtinës është ‘bombarduar’ më kërkesë për pastrimin e qytetit gjithandej.

Në Platformën digjitale ‘ndreqe.com’, kanë shkuar shumë kërkesa.

Në këtë Platformë digjitale, një qytetarë ka raportuar që në Rr “Migjeni”, janë mbledhur mbeturina afër ish-ndërtesës së OSCE.

Raportimi nga platforma  është bërë edhe në Rr. Zejnel Salihu”, “Mbeturinat gjithandej objektit shkolla e muzikës Prenk Jakova (e braktisur qe 3-4 vite) afër sh.f. Elena Gjika (distanca afer 20-30met), muzeut të Kosovës (60-70 met), ish Gjykatës komunale 50 met…100 met nga Kuvendi/Parlamenti… si dhe 200 metra nga ndërtesa e Komunës Pr”, ka shënuar qytetari.

Rr. “Zeki Shulemaja”, Bl. Medresa Komenti i raportuesit: “Anash marketit Maxi, te Xhamia. Nuk ka shporta”.

Rr. “Zeki Shulemaja”, Bl. Medresa

Rr. “Afrim Vitia”, Bl. Dodona

Raporti nga platform. Rr. “Bardhyl Çaushi”, Bl. Mat 1 – Jugu Komenti i raportuesit: “Këto mbeturina gjatë natës hedhen jashtë kontiniereve nga lokalet afariste Tanore, restorant Fshati, qebaptore Ibri..etj. Kontiniert gjenden mbas rrugës B, përball banesave te Kawa grup”.

Rr. “Agim Prodani”, Bl. Prishtina e re 2 Komenti i raportuesit: “Ne rrugën Agim Prodani nuk ka fare Kontejner për mbledhjen e mbeturinave dhe askush nuk vije për te marr mbeturinat, kështu qe banoret detyrohen te bëjnë zgjedhje te ndryshme e shumica i hudhin mbeturinat ne hapsirat per-rreth gjë e cila paraqet edhe rrezik për fëmijët e kësaj lagje si nga qent endacak ashtu edhe nga ndonjë kontaminim i mundshëm me rritjen e temperaturave.”

Rr. “Malush Kosova”, Bl. Mat 2 (Mat i vjetër) Komenti i raportuesit: “Rruga Malush Kosova ,për fundi banesave te Avni Gjakovës ,për çdo dit gjuan bërllok prej banesave ne oborr tem ,aty bash ku gjujn kam pemë te ndryshme asnjë nuk muj mi shfrytzu se janë te infektume prej bërllokut , bashqen e kom pas, kam pas te gjitha perimet aty te mbjellura ,tash nuk guxoj te mbjelli kurxho per shkak te berllogut plus asaj i kom afer edhe ujrat e zeza ,komuna kurr nuk u kan me kqyr far rreziku esht per banor ,era kundermon as në oborr smun me nejt edhe osht rrezik per ndonje epidemi ,ju lutem nderrmerni diqka ,paraprakisht ju falenderoj”.

481-1-full

Rr. “Xheladin Hana”, Bl. Mat 1 – Veri Komenti i raportuesit: “Për hedhjen e mbeturinave ne këtë vend kam njoftuar komunën se paku 3 here. Zyrtari i komunës ka vizituar vendin dhe ka premtuar se do te me njoftoje zyrtarisht për veprimet e mëtutjeshme te komunës. Deri me tani unë nuk kam pranuar përgjigjej te tille (një arsyetim se qenka prone e dikujt tjetër dhe se komuna nuk “paska te drejte” te pastroje token e huaj me është dhëne përmes telefonit. Asnjë mirëmbajtje, sanim i këtij demi apo ndonjë hap i mëtejshëm nuk është ndërruare”

402-1-full

Rr. “Idriz Gjilani”, Bl. Dardania Komenti i raportuesit: “Prapa kontejnerëve, afër parkingut te banesave te gjelberta, me saktësisht te hyrja e Hotel Donart, janë hedhur mbeturina inerte dhe tash e një kohe nuk i ka larguar askush”

Rr. “Epiri”, Bl. Arberia

Rr. “Hekurudha”, Bl. Pajton&Lakrishte.

275-1-full

Rr. “Bashkim Fehmiu”, Bl. Arberia 1

Pjesa e gjelbëruar e lagjës që është nën Qendrën e Mjakësisë Familjare prej shkallëve e deri te rruga “Bajram Curri”