A është kjo fotografi dëshmi për ekzistimin e fantazmave?

Louise Murphy fotografoi atë që duket të jetë një qenie paranormale, derisa ishte me të birin 9-vjeçar në muzeun "Riverside" në Glasgou.

Fun

29/08/2016 04:17

Mendohet se kjo është pamja më e qartë e ndonjë shpirti, që është regjistruar ndonjëherë,transmeton gazeta Kosova Sot. Aty shihet një vajzë e vogël (fantazmë) duke përshëndetur me dorë. Meqë vetëm Owen ishte afër saj kur e bëri këtë fotografi, Louise mbeti e tronditur kur zbuloi pamjen e fantazmës, të një vajze me flokë të kafenjta, duke përshëndetur kamerën me dorë dhe e veshur me një fustan me lule. Ajo që është më e frikshme, ka të bëjë me faktin se tërë fytyra e saj është e zbardhur, përpos asaj që duket të jetë forma boshe e syve të zi, të cilët shikonin drejt në kamerë.

Nënë e djalë kanë mbetur pa fjalë

Louise thotë se edhe Owen ka mbetur pa fjalë nga këto pamje, meqë ehe ai tha se ishte i vetmi person, kur ishte bërë fotografia. Më saktësisht, fotoja ishte bërë në barin “Mitre”, i cili gjendet në të njëjtin vend ku gjendej kafeneja “Mitre” që nga viti 1927, për gati 80 vjet, para se të rrënohej. Një ish-pronar i kafenesë së vjetër, thotë se kishte dëgjuar rrëfime rreth një vajze të re, si dhe rreth pamjes së shpirtit të saj, e cila kishte vdekur tragjikisht gjatë periudhës viktoriane. Louise, nga Karllajll, Kumbria, thotë: “Ajo pa dyshim dukej si një vajzë e re. Disa njerëz më kanë thënë se ajo duket si djalë, por meqë ka të veshur një fustan me lule dhe ka flokë të gjata, mendoj se ishte vajzë. As partneri im Ian nuk mund ta jap ndonjë shpjegim tjetër edhe pse është skeptik. Ai nuk është 100% i sigurt se çka mund të jetë “ajo gjë në foto”, por edhe ai thotë se “ajo” duket si një shpirt, fantazmë”. Louise, e cila punonte si furnizuese ushqimesh para se të merrte pushimin e lindjes (ka një djalë tjetër 5 javësh), e bëri këtë foto me celularin e saj “Samsung Galaxy S5”

Fantazmë dhe – pikë!

 

Louise thotë se muzeu ka një fshat me tematikë viktoriane, si dhe disa dyqane dhe ajo kishte filluar të bënte ca foto. Në fillim nuk kishin vërejtur asgjë të çuditshme, derisa kishin shkuar në shtëpi. Ajo thotë se ka njerëz që i kanë thënë mos ndoshta i kishte dalë përpara ndonjë vajzë e vogël, kur kishte bërë foton, por Louise dhe djali i saj janë kategorikë se aty nuk ishte askush tjetër, kur ata i bënë fotot. Louise thotë se edhe më parë i kishte ndodhur që në fotografi të “zinte” orbita të çuditshme dhe se ishte e interesuar për fenomenet paranormale, por kurrë nuk kishte pritur që të fotografonte diçka të këtillë. Një zëdhënëse e muzeut tha se edhe ata janë të eksituar rreth fotografive që ka bërë Louise, duke mos dashur të komentonte vërtetësinë e fotografive. Që nga viti 2011, kur është rihapur ky muze, e deri më tani, atë e kanë vizituar rreth 5 milionë njerëz. Natyrisht, muzeut i shkojnë për shtati rrëfimet e tilla të fantazmave, meqë kjo ndikon direkt në rritjen e numrit të vizitorëve. Kjo ngjall dyshime në vërtetësinë e këtij rrëfimi.

 

sh_1472369618-5271403 shh_1472369625-2791196