A është kjo dasma më e shtrenjtë që është bërë ndonjëherë? Ka mbi 1 milion trandafila (Foto/Video)

Kjo me siguri është martesa më e mrekullueshme por dhe më e kushtueshme që mund të keni parë ndonjëherë…

Fun

12/06/2017 19:46

Është dasma e djalit të gruas më të pasur me ngjyrë në botë, i cili ka vendosur që ceremoninë e dasmës së tij me një modele të famshme ta zhvillonte në Pallatin ‘Blenheim’.

Dasma e çiftit ka kushtuar plot 5 milionë paund me një milion trëndafila, si dhe një tortë 12 katëshe, si dhe një performancë të paparë nga Robin Thicke.

 Folarin Alakija, është një nga katër djemtë e manjatit të naftës, 66-vjeçarit Folorunsho Alakija.

Pikërisht ky djalë u martua me bukuroshen iraniane Nazanin Jafarian Ghaissarifar, në një dasëm tepër ekstravagante në Pallatin “Blenheim” në Oksfordshire, Britani, gjatë fundjavës, ceremonia e së cilës vlerësohet të ketë kushtuar rreth 5 milione paund. /Lajmi.net/