A është Kim Jong i çmendur? Përgjigjet Donald Trump

Presidenti i Amerikës, Donald Trump e ka quajtur liderin e Koresë së Veriut si ‘karakter mjaft të zgjuar’, për shkak se si i ri ishte në gjendje për të qëndruar në pushtet.

Bota

30/04/2017 17:23

 

“Njerëzit thonë se ai është i çmendur. Unë nuk kam asnjë ide”, ka thënë Trump për CBS, transmeton lajmi.net

I pyetur në lidhje me testimin e dështuar të raketave nga Koreja e Veriut, Trump dha një përgjigje interesante.

“Ndoshta raketa nuk ishte shumë e mirë”, u shpreh ai.

Ai foli edhe për veprimet e mëtutjeshme të Amerikës, duke shtuar se njerëzit nuk duhet ta dinë se çfarë po mendon ai.

“Kjo është si një lojë shahu. Unë thjesht nuk dua që njerëzit ta dinë çfarë mendoj. Nëse ata drgojnë raketa tjera, këtë nuk do ta lejojë”, theksoi presidenti amerikan.

SHBA po tenton të vendos sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut, nëpërmjet Këshillit të Sigurimit. /Lajmi.net/