A është e vërtetë ‘sindroma e vaginës së vdekur?

A ka ndonjë bazë shkencore ky pretendim dhe pse? Apo është vetëm një mit për të larguar idenë e masturbimit?

Lifestyle

30/03/2017 12:56

Ju mund të keni dëgjuar termin “dead vagina syndrome” (sindroma e vaginës së vdekur), ose të paktën mund të keni dëgjuar për të: ideja është se duke përdorur vibrator, ose mënyra masturbimi e bëni më të pandjeshme vaginën. A ka ndonjë bazë shkencore ky pretendim dhe pse? Apo është vetëm një mit për të larguar idenë e masturbimit?

Fatmirësisht neuroshkencëtarja dhe psikofiziologjistja seksologe Nicole Prause, që ka studiuar efektet e vibratorëve thotë se nuk ka të dhëna që të ekzistojë kjo sindromë dhe ky është më tepër një çrregullim psikologjik, më shumë se sa nga vetë vibratori. “Femrat mendojnë se pas një stimulimi me intensitet të lartë me vibrator, një stimulim me intensitet më të ulët, nuk mund të ketë efekt për momentin.

Por kjo nuk është diçka e përhershme”, – shton ajo. Sipas studimit të kryesuar nga Prause, rezulton se humbja e ndjeshmërisë pas stimulimit me vibrator zgjat deri në një orë. Studiuesit shpjegojnë se kjo është më tepër e lidhur me idenë se vibratorët humbasin ndjeshmërinë seksuale.

Kjo është ajo që po ndikon negativisht, duke e kthyer ‘sindromën e vaginës së vdekur’ në një frikë për shumë vajza e gra. Njësoj si në rastin e impotencës tek burrat, edhe gratë përjetojnë të njëjtin rreth vicioz, por më tepër nga frika, sesa nga masturbimi në vetvete.

Vibratori mundet megjithatë, t’u bëjë paksa ‘dembele’. Sipas obstetër-gjinekologut Russell Bartels, M.D., disa gra mund të arrijnë kënaqësinë seksuale shumë lehtë përmes lodrave dhe zhgënjehen lehtësisht nga partnerët e tyre që nuk mund t’u japin të njëjtën fuqi si të një vibratori.

“Një grua që mbështetet te një vibrator për ta sjellë atë në kulmin e kënaqësisë seksuale në 30 sekonda nuk mundet domosdoshmërisht të presë të njëjtën gjë nga partneri i tyre seksual”, – tregon ai. Për të shmangur këtë problem, vetëm mos harroni se një orgazmë nga një partner shpesh kërkon afërsi emocionale dhe komunikim në krahasim me një vibrator./Shije.al