A është e thjeshtë ndarja e Ukrainës?

Rajonet lindore dhe jugore të Ukrainës, ndonëse kanë një përqindje të madhe të qytetarëve ruso-folës, ata vazhdojnë të jenë lojal ndaj shtetit ukrainas. Në rast të ndarjes, atëherë përveç perëndimit të vendit edhe pjesa lindore do të ishin kundër kësaj ideje.

Bota

01/03/2014 14:40

Në vitin 2004, udhëheqësit e rajoneve në lindje të Ukrainës kishin shprehur shqetësim se pjesa lindore do të mund të ndahet nëse Viktor Yushchenko bëhet president.

Zgjedhja e kontestuar e kandidatit pro-rus,Viktor Yushchenko, ishte bërë pas rivotimit.

Vendi kishte mbetur politikisht i ndarë nga këto zgjedhje, por tema për ndarjen e pjesës lindore u ndërpre.

Radio Evropa e Lirë sjellë një rrëfim për përbërjen etnike në Ukrainë dhe për tendencat e ndarjes së rajoneve lindore në kufi me Rusinë.

Disa vite më vonë, në vitin 2010, Yanukovych u zgjedh pas zhgënjimit nga Revolucioni Portokalli dhe tema për ndarje lindje-perëndim u shfaq sërish.

Pjesa lindore e vendit, duke u shtrirë nga Kharkiv Oblast, rajoni kufitar me Donetsk dhe Luhanks dhe me Gadishullin e Krimeas është parë si pjesë ruse.

Faktikisht, në shumicën e qyteteve lindore flitet kryesisht rusisht si dhe në Republikën autonome të Krimeas.

Por me një këndvështrim më të afërt si në rajonin e Kharkiv, në bazë të asaj çfarë tregon harta e publikuar mund të komplikohej një mundësi për ndarje.

Kharkiv Oblas përfshin edhe qytetin Kharkiv që është i dyti për nga madhësia në Ukrainë. Udhëheqësi i këtij rajoni, Mykhaylo Dobkin kishte mbajtur një konferencë me udhëheqësit tjerë rajonalë pro-rusë ku i kishte kërkuar refuzimin e qeverisë së Ukrainase dhe mbështetjen e këtyre rajoneve për partinë e Yanukovych’it në zgjedhjet presidenciale të vitit 2010.

Mirëpo, sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2001, 54 për qind të popullatës afro 3 milionëshe të Kharkiv’it, e kanë deklaruar gjuhën ukrainase si gjuhë të tyre zyrtare.

 

 

Në Donetsk Oblast, që gjendet më në lindje, pothuajse tri të katërtat e popullatës e identifikojnë vetë si ruso-folës, por, në shumicën e rajoneve jashtë qytetit kryesor, njerëzit kryesisht e identifikojnë vetën si folës së gjuhës ukrainase.

Si do të ndikonin aspiratat separatiste të këtyre vendeve?

Një tendencë për të ndarë pjesën lindore të Ukrainës, do të mund të ndeshej me një rezistencë jo vetëm të pjesës perëndimore, por të gjithë ukrainasve që jetojnë edhe në këto regjione lindore (vlen të përmendët se shumica e ruso-folësve në zgjedhjet e kaluara kanë treguar lojalitet ndaj institucioneve ukrainase dhe jo ndaj Rusisë. Gjithashtu, ka shumë qytetarë që e identifikojnë veten si ukrainas por që gjuhën e përditshme e kanë rusishten).

 

 

“Ekziston një numër ukrainasve të cilët vazhdojnë të flasin gjuhën e tyre në lindje dhe jug”, thotë një mësues ukrainas, Alexander Motyl në një intervistë për FRE/RL.

“Po ashtu ekziston një numër i madh i patriotëve ukrainas të cilët flasin rusisht, preferojnë kulturën ruse, dhe të cilët megjithatë janë të angazhuar për shtetësinë e dhe ekzistencës kombëtare të Ukrainës”

Në Krimea, vatra e flotës detare të Rusisë në Detin e Zi dhe vatër e separatizmit rus, mijëra tatarë të Krimeas – të cilët përbëjnë 11 për qind të popullatës së Krimeas në sipas regjistrimin e popullsisë e vitit 2001 – janë shprehur kundër ndarjes së Ukrainës.

Diversiteti në Ukrainë është i thellë si në lindje ashtu edhe në perëndim, këtë e dëshmojnë edhe hartat etnolinguistike.  (Përgatiti: Sh. O.)