A është e mundur të ndodh kjo në futboll?

FIFA ka vendosur që të ketë kujdes me ndërrimin e gjinisë dhe përveç testeve të zakonshme, do të bëjë edhe teste praktike, njofton e përditshmja zvicerane “Blick”.

Sport

28/05/2015 20:45

FIFA, nuk do të lejojë mashtrime në Botërorin e radhës të femrave.

Federata Ndërkombëtare e Futbollit ka vendosur që të ketë kujdes me ndërrimin e gjinisë dhe përveç testeve të zakonshme, do të bëjë edhe teste praktike, ka bërë të ditur e përditshmja zvicerane “Blick”.

Andaj, FIFA planifikon që të përkujdeset në vërtetësinë e gjinisë së futbollisteve që luajnë në Botëror.

Në periudhën e fundit ka pasur raste kur ekzistuan dyshime mbi gjininë e disa lojtareve, që kishin atribute mashkullore.