A është e gabuar t’i thoni fëmijës se është i bukur?

New York Times sugjeroi se të qenurit i pandershëm me fëmijën rreth “mos të qenurit i bukur” (për të ose për veten), i dëmton ata. Duke një teori interesante, por është e vështirë të vihet në zbatim në jetën reale.

Lifestyle

19/04/2017 02:47

Duke shkruar për The New York Times, Julia Baird vëren se prindërit shpenzojnë një sasi të tepruar të energjisë me fëmijët duke evidentuar dallimet në paraqitje, duke luajtur me personalitetin e dikujt, ose duke gjetur një gjuhë të përshtatshme kur ata janë të shëndoshë.

Ky është një dëmtim, argumenton Baird duke u bazuar në punën e autorit australian Robert Hoge. Ajo tregon për historinë e Hoge si një fëmijë i shpërfyturuar i cili u braktis në spital sepse familja nuk donte ta mbante atë. Morali ishte i qartë: Pamja ishte diçka, por jo gjithçka.

Baird shkruan: “Si është një fëmijë që përballet me hierarkinë e ashpër shoqërore të pamjes, e cila fillon që në një kënd lojërash? Avantazhet e bukurisë janë të përcaktuara prej kohësh në shkencat sociale; ju e dini se kjo vlen për punëdhënësit, mësuesit, të dashurit, por mesa duket edhe prindërit.”

Ju flisni për formën e trupit, madhësinë dhe peshën, por jo për karakteristika të tjera. Kështu, kjo mund të ndikojë në mënyrën dhe se si fëmijët i perceptojnë personat me aftësi të veçanta. Fëmijët e dinë që pamja ka rëndësi, nuk u duhet thënë atyre se nuk ka rëndësi. Në të njëjtën kohë u duhet shpjeguar se ka rëndësi dhe zgjuarsia, fuqitë atletike, sensi i humorit dhe mirësia.

Nuk duhen përmendur fjalët “disa njerëz janë të shëmtuar”, këto mund të përshkruajnë një sjellje apo një mënyrë, por jo njerëzit.

Baird thotë gjithashtu se shumica e njerëzve besojnë se fëmijët e tyre janë të bukur. Mirëpo nuk duhet të pretendoni se fëmija juaj ka një bukuri të veçantë që se ka askush, konsiderojeni si një shprehje të dashurisë së pakushtëzuar.

Mund t’i thoni fëmijës tuaj që është i bukur megjithëse në botë është shumë subjektive të qenurit të bukur. /Telegrafi/