A është çështje politke apo teknike anëtarësimi në INTERPOL?

Shqipe Mjekiqi nga Ministria e Punëve të Brendshme në emisionin Click në RTV21, ka thënë se ekspertët të cilët janë angazhuar nga EULEX që të vlerësojnë punën e Policisë së Kosovës, para dy viteve kanë ardhur në konkludim se Policia e Kosovës është teknikisht e përgatitur për anëtarësim në INTERPOL.

Lajme

27/06/2017 22:24

“Ndërkaq politikisht përveç asaj që ka apliku edhe Palestina në të njëjten kohë duhet të jetë parasysh që disa vende do të thotë vendimarrja në disa vende u takon shefave të policisë ose të byrove nacionale, ndërsa në vende tjera mund të jetë vendimarrje më tëpër politke që ju takon Ministrive të punëve të jashtme. Kështuqë është një proces pak sa kompleks pra që kërkon edhe mbështetje politike, mirëpo edhe përgatitje teknike ”, ka deklaruar ajo.