A e votoi Messi Ronaldon për ‘Lojtarin e Vitit’? Shikoni votat

Cristiano Ronaldo është shpallur ‘Lojtari i Vitit 2017’ nga FIFA.

Sport

23/10/2017 22:56

Por, për të fituar këtë trofe, Ronaldo nuk është ndihmuar nga rivali i tij, Lionel Messi.

Messi votat i ka dhënë për dy bashkëlojtarët e tij, Suarez dhe Iniesta, e votë i dha edhe të larguarit nga Barcelona Neymar.

Me pesë pikë Messi e ka vlerësuar Suarezin, tre Iniestan dhe një Neymarin./Lajmi.net/