A e përkrah Putini ndarjen e Kosovës? Tregon ambasadori rus në Beograd

Mediat serbe kohëve të fundit po e përmendin shumë shpesh mundësinë e ndarjes së Kosovës, edhe pse për një gjë të tillë SHBA-ja është kategorikisht kundër.

Lajme

03/06/2018 14:15

Disa media serbe ditë më parë ka shkruar se edhe Rusia e mbështetë ndarjen e Kosovës, duke pretenduar se e shohin si zgjidhjen më të mirë mes Kosovës dhe Serbisë.

Por këto raportime i ka demantuar ambasadori rus në Beograd, Alexander Chepurin.

“Në kuadër të disa spekulime të mediave, ju këshillojë të lexoni me kujdes deklaratat tona dhe të mos merren me trillime bosh, që synojnë t’i dëmtojnë raportet ndërmjet Rusisë dhe Serbisë”, ak thënë Cepurin për Sputnik, transmeton lajmi.net.

Ai tutje theksoi se për Rusinë dhe Putinin, rezoluta 1244 mbetet në fuqi, dhe kështu do të vazhdojnë ta ndihmojnë Serbinë në rrugën e saj.

“Kuptimi është që ne dëshirojmë ta ndihmojmë Beogradin në kërkim të një zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën”, theksoi ambasadori rus.

“Rusia mbështetë Serbinë dhe popullin serb, kjo nuk është detyrë e lehtë, dhe i takon lidershipit serb të vendos”, theksoi Cepurin.

Sipas tij, Rusia do të jetë në një linjë me atë që Serbia e konsideron më të mirë.

“Ne e respektojmë qëndrimin dhe zgjidhjen e Serbisë. Çfarëdo që ata vendosin, ne do t’i mbështesim”, tha ai.

Cepurin gjithashtu theksoi se i gjithë procesi i dialogut duhet të përmbyllet me një zgjidhje mes dy shteteve. /Lajmi.net/