A e përdorni drejt folien e aluminit?

Shumica nga ju në dollapët e kuzhinave tuaja e mban, mund të jetë shumë e dobishme, por edhe e dëmshme. Ja disa këshilla se si ta përdorni më së miri.

Lifestyle

12/03/2017 08:38

Që lëkura e pulës apo e gjelit të detit të mos digjet, para se ta piqni të plotë, mbajeni të mbuluar me folie një kohë gjatë pjekjes.

Mos e përdorni në mikrovalë, sepse mund të dëmtojë atë, ndërkaq edhe alumini refuzon valët elektromagnetike, andaj ushqimi nuk piqet njësoj, transmeton Telegrafi.

Thawed out for our first anniversary.

Mos e përdorni folien në ushqimin i cili është i pasur me thartinë, si p.sh. pemët e tharta, ushqimi me uthull, me domate apo me salcë domatesh.

Pas disa ditësh në folie, thartina, p.sh. nga lazanja, reagon me aluminin dhe shkatërrohet folia. Ushqimi madje mund të marrë shije metali, prandaj nuk është assesi i shëndetshëm.

folia

Pra, përpiquni që të mos përdorni këtë folie shumë shpesh, sepse mund të shtohet niveli i aluminit në trupin tonë, më shumë se sa është e rekomandueshme.

Përdoreni në temperaturë më të ulët se 150 gradë me rastin e pjekjes së ushqimit, kurdo që të jetë e mundshme.

Ndonëse aluminin nuk mund ta shmangim (gjendet në kënaçe, boca shamponi etj.), mund ta eliminojmë nga organizmi me ndihmën e disa truqeve.

Prandaj, përdorni: lëng limoni, kurkumën, hudhrën, algat e detit dhe magadanozin.