A e mbani mend si ishte tallur Neymar me PSG-në pas përmbysjes në Ligën e Kampionëve? (FOTO)

.

Sport

05/08/2017 08:26

Neymar u bë futbollisti më i shtrenjtë në botë me transferimin te PSG për 222 milionë euro nga Barcelona.

Por pak muaj më parë, një lëvizje të tillë se ka imagjinuar as vetë futbollisti brazilian.

25 vjeçari nuk kishte kursyer talljet me lojtarët e PSG-së, pas përmbysjes historike te Barcelonës në ‘Camp Nou’ në Ligën e Kampionëve.

PSG e kishte fituar 4-0 ndeshjen e parë në ‘Parkun e Princave’, dhe pas ndeshjes Rabiot dhe Kurzawa kishin postuar një fotografi në Instagram me gishtat e ngritur.

Pikërisht me këtë fotografi, e më pak improvizime, Neymar iu kishte përgjigjur këtyre dy futbollistëve, kur Barcelona mposhti 6:1 PSG në ndeshjen e kthimit./Lajmi.net/