A e kujtoni si Valverde e kishte “poshtëruar” Barcelonën në vitin 2015? (VIDEO)

Ernesto Valverde është trajneri i ri i Barcelonës.

Sport

29/05/2017 19:35

Në një konferencë për shtyp, Barcelona ka bërë të ditur se Valvede do të zëvendësojë të larguarin Luis Enrique.

Valverde për katër sezone ka qenë trajner i Athletico Bilbaos, me të cilët ka të fituar edhe një Superkup të Spanjës.

Në finalen e Superkupës, Valverde me Bilbaon e tij kishte mposhtur Barcelonën, me rezultat të përgjithshëm 5-1.

Ndeshjen e parë të finales së Superkupës në ‘San Memes’, me 14 gusht të vitit 2015, Bilbao kishte mposhtur 4-0 Barcelonën, ndërsa ndeshja e kthimit kishte përfunduar 1-1./Lajmi.net/

YouTube player