A e keni ditur se ekziston ky kompeticion për fotografi?

Ekziston një kompeticion ndërkombëtar për fotografi të bëra me iPhone.

Fun

14/06/2014 18:00

Është bërë bujë e madhe nga fotografë profesionist të pakënaqur me demokratizimin e mediumit të tyre. Instagram e ka shkatërruar fotografinë, kanë thënë disa. Një kamerë në çdo xhep është më pak një bekim sesa një mallkim.

Në këtë shamatë vijnë fituesit e përvjetorit të tetë të iPhone Photography Awards.

IPPA është një përpjekje formale për të njohur më të mirët në fotografinë amatere me iPhone, me një pagesë prej 3 dollarësh për hyrje dhe vetëm dy kërkesa, se fotot duhet të jenë të bëra me një iPhone, iPod apo iPad dhe se nuk duhet të jenë të montuara me Photoshop, është me të vërtetë një garë për një njeri të zakonshëm.

Fotografitë fituese kanë qenë vazhdimisht mahnitëse. Fituesit e këtij viti kanë qenë nga 17 vende të ndryshme, vendi i parë, fotografisti i vitit, Julio Lucas, është një drejtor i artit dhe strateg dixhital me bazë në Florida… i cili rastësisht ndodh që të ketë një profil në Instagram mjaftë të mirë. Në galeri ju sjellim fotografitë e tij fituese dhe disa të tjerëve.