A e keni ditur sa është kostoja e prodhimit të një Samsung Galaxy S8?

Me paralajmërimin e telefonave të rinj të Samsungut, Galaxy S8 dhe S8 Plus, menjëherë është raportuar se kostoja e tyre e prodhimit do të jetë më e shtrenjtë në krahasim me modelet e kaluara, shkruan IHS Markit.

Auto & Tek

24/04/2017 00:44

Sipas çmimit të materialeve, kostoja e Galaxy S8 në total është 307.50 dollarë, transmeton Koha.net. Kjo kosto është 43.34 dollarë më shumë në krahasim nga kostoja e prodhimit të Galaxy S7 dhe 36.29 dollarë më shumë në krahasim me versionin Edge. Fatkeqësisht, nuk dihet çmimi i secilës pjesë veç e veç.

Mesatarisht, Samsung fiton rreth 400 dollarë nga çdo Galaxy S8. Megjithatë, duhet të merren parasysh edhe shpenzimet tjera të ndryshme siç janë tarifat e importit, marketingut, hulumtimit dhe zhvillimit.