A e ka telefonuar Neymar, Valverden, ja si përgjigjet trajneri

Barcelona po e kërkon me ngulm rikthimin e Neymarit.

Sport

13/01/2019 10:33

Barcelona është duke punuar që ta rikthej Neymarin në skuadër nga PSG-ja.

Ernesto Valverde ka thënë se braziliani është një lojtar i shkëlqyer, por që nuk marrë thirrje nga ai.

“Njerëzit duan të thonë gjëra të mëdha për lojtarët në tjera klube”, tha fillimisht Valverde, përcjell lajmi.net.

“Ai është një lojtar i shkëlqyer, por është në një klub tjetër dhe nuk duam të flasim për lojtarë që nuk janë në skuadrën tonë.

“Thirrje nga ai? Neymar nuk më ka telefonuar, asi ai, e as babai i tij, andaj gjëra janë kështu siç duken”, ka shtuar më tej trajneri i Barcelonës. /Lajmi.net/