A e ka parë ndonjëherë këtë fotografi, Shpend Ahmeti?!

Në Prishtinë ekziston bulevardi më i njohur dhe më i madhi i emërtuar sipas ish presidentit amerikan, Bill Clinton, në shenjë falënderimi për përpjekjet e tij në çlirimin e Kosovës.

Lajme

20/07/2018 19:24

Përveç emrit, në pjesën qendrore të bulevardit është vendosur edhe shtatorja e Clintonit, si dhe një fotografi e madhe në ndërtesën afër shtatores që paralajmëron se keni hyrë në këtë bulevard.

Mirëpo, që nga koha e ardhjes në pushtet në Prishtinë të Shpend Ahmetit, pesë vjet, fotografia madhështore e Clintonit asnjëherë nuk është ndërruar, raporton lajmi.net.

Kjo fotografi tashmë i ka humbur edhe ngjyrat dhe fytyra e Clintonit është zbehur aq shumë saqë as nuk mund të njihet.

Një gjendje e tillë e fotografisë së njeriut që ka bërë aq shumë për Kosovën është për keqardhje.

Shtrohet pyetja se si nuk e ka parë as kryetari Ahmeti e as ndokush nga Komuna e Prishtinës që pesë vjet se në çfarë gjendje është kjo fotografi… /Lajmi.net/