A e ka gjetur Barcelona Messin e ardhshëm?

Ricardo (Riqui) Puig, 18 vjeçari nga La Masia është talenti që u inkuadrua dje nga Valverde.

Sport

16/08/2018 17:08

Puig u inkuadrua në pjesën e dytë dhe mahniti me performancen e tij. Nuk ka dyshim se “La Masia” është një nga akademitë më të forta në botën e futbollit.

Të gjitha komentet e fansave të Barcës që erdhen në drejtim të Puig ishin të mira. Ata besojnë se klubi veçse e ka gjetur Messin e ardhshëm.

Puig dje në ndeshjen kundër Bocas u aktivizua si mesfushor. Detyra e tij ishte të shperndante lojën dhe siç dukët këtë punë e bëri për mrekulli. Vetbesimi i 18 vjecarit ishte impresionues. Vetëm Messi kishte atë masë të vetëbesimit si 18 vjeçar.

Kujtojmë edhe fjalët e trajnerit të Milan pas ndeshjës miqësore me Barcelonën pak javë më parë: Barcelona ka lojtarë të rinjë në akademinë ë saj që vetëm me mënyren si prekin topin tregojnë se kanë klas të lartë. Ata mahnitin me çdo lëvizje dhe pozicionohen perfekt ne fushë. /Lajmi.net/

YouTube player