A e gjeni dot qenin e fshehur në kuzhinë? (Foto)

Qeni është i njohur për të qenë plot energji dhe gjithnjë i prirur për të fituar vëmendjen e njeriut dhe një qen i zi është vështirë të mos bjerë në sy kur hyn në shtëpi.

Fun

15/08/2017 17:25

Por, me sa duket dikush ka gjetur një mënyrë që t’i mbajë të mbërthyer miqtë e tij në Facebook duke hedhur një foto nga kuzhina e tij. Fotoja e bërë në Sidney të Australisë po qarkullon gjithandej në internet dhe megjithëse syri juaj normalisht duhet të tërhiqet nga objektet e shumta sërish ju nuk do arrini të gjeni qenin në foto me shikim të parë.

Shtimi i zemërimit të atyre që kanë tentuar të gjejnë qenin është paraqitja e hapur e kuzhinës.

Një frigorifer i madh i bardhë, një kazan plehrash dhe një përzgjedhje sendesh në këndin e kuzhinës, nuk duken si objekte ku qeni mund të fshihet.

Por, pas inspektimit më të afërt, një palë sy, veshë dhe një bisht mund të shihet qartë i maskuar në rrugicën e zezë poshtë lavamanit.

Përputhshmëria me rrugicën është e përkryer, madje edhe pasi të dallohet është ende e vështorë për t’u parë.

Fotoja deri më tani është parë nga mijëra njerëz në internet, me norma të ndryshme suksesi në gjetjen e kafshës. /Lajmi.net/