A e duan shqiptarët shtetin, Në Ditën e Pavarësisë vërshojnë Shkupin! (Video)

Shqiptarët e Kosovës, ose nuk kanë kulturë të mjaftueshme për ta respektuar shtetin, ose nuk e duan fare atë. Sot kur vendi shënon shtatë vjetorin e pavarësisë, mijëra qytetarë nuk kanë mundur ta “durojnë” qëndrimin në këtë shtet. Ata kanë vërshuar kryeqytetin e vendit fqinj, Shkupin.

Lajme

17/02/2015 13:45

Janë dashur sakrifica brezash për të ardhur deri te dita e realizimit të ëndrrës për shtet të pavarur. E sot të gjithë ikin nga shteti i pavarur. Një pjesë thuhet se ikin nga varfëria e papunësia, por nuk janë të pakët edhe ata nga shtresa e mesme, me vende pune e mirëqenie mesatare, që lënë vendin e tyre, për një vend të huaj.

E më padinjitetshmja po ndodhë sot. Derisa vendi i tyre shënon shtatë vjetorin e pavarësisë, mijëra kosovarë me veturat e tyre, kanë mësyrë kryeqytetin maqedon, për ta kaluar. E ata që “ikin” prej shtetit të tyre të pavarur në këtë rast, nuk janë të varfrit. Janë të kamurit, që kanë mundësi të harxhojnë para për luksin e tyre legjitim, por jo të arsyeshëm. (lajmi.net)

YouTube player