A e dinit se: Edukimi seksual në Holandë fillon që në parashkollore

Dozat e lehta të drogave psikoaktive që lejohen në Holandë nuk janë elementi i vetëm që tregojnë për liberalizimin e këtij vendi. Me ligj, fëmijët holandez parashihet të mësojnë edukimin seksual që në kohën kur ata janë në çerdhe.

Fun

18/08/2015 15:09

Megjithëse nuk quhet edukim “seksual” në mënyrë eksplicite, ideja e këtyre ligjëratave është që të ketë një diskutim të hapur për marrëdhëniet dhe dashurinë, raporton lajmi.net.

“Njerëzit shpesh mendojnë që ne u flasim drejtpërdrejtë fëmijëve për marrëdhëniet seksuale. Seksualiteti është më shumë se sa kjo. Ka të bëjë me imazhin për veten, zhvillimin e identitetit personal, rolin e gjinive, dhe mbi të gjitha ka të bëjë më mënyrën se si të shprehni vetveten, dëshirat dhe barrierat e juaja”, ka thënë për Rutger WPF, Ineke van der Vlugt, eksperte e zhvillimit seksual të të rinjve.

“Mësimet kanë për qëllim që ti nxitin fëmijet të mendojnë dhe të flasin për intimitetet që na bëjnë të ndihemi mirë, po ashtu edhe për ato që nuk na bëjnë të ndihemi mirë. Po ashtu tentojmë që të rrisim edhe vetëdijen për trupin e tyre”, ka thënë ajo.

Përndryshe Hollanda ka shkallën më të ulët të shtatëzanive të adoleshenteve në botë. (lajmi.net)