A mund ta gjeni se në cilin drejtim është duke shkuar autobusi?! (Foto/Video)

Së fundmi janë publikuar shumë lojëra për zhvillimin e trurit dhe ngjashëm.

Bota

08/02/2016 13:28

Mirëpo, ndryshe nga lojërat se ku fshihet panda apo macja, National Geographic e ka publikuar një pyetje të cilën shumica e të rriturve kanë vështirësi ta gjejnë, përderisa fëmijët nën moshën 10 vjeçare e gjejnë brenda pak sekondave, transmeton lajmi.net.

Pra, në cilin drejtim është duke shkuar autobusi?

bus2

Siç duket, këtë pyetje të thjeshtë fëmijët e gjejnë vetëm me logjikë të thjeshtë.

Prandaj, konsideroni këto gjëra:

1) Ku janë dyert? Logjikisht i bie që dyert janë në anën tjetër të autobusit.

2) Në cilën anë të rrugës është autobusi? Autobusi është në anën e djathtë të rrugës, që i bie se shoferi duhet të jetë në anën e majtë të autobusit.

3) Duke e marrë parasysh që shoferi është në anën e majtë, edhe autobusi është duke shkuar kah ana e majtë. /lajmi.net

YouTube player