A e dini se kryetari i Tiranës kishte një të dashur në Kosovë?

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka treguar për herë të parë se ka pasur një të dashur në Kosovë.

ShowBiz

23/04/2017 10:29

Në emisionin ‘Llaf llaf’ të udhëhequr nga Shuki, ai tha se më herët kur kishte jetuar në Kosovë kishte një të dashur kosovare, shkruan lajmi.net.

I pyetur nëse ka pasur të dashur në Kosovë, kryebashkiaku u përgjigj “Kam pasur moti, kur kam jetuar në Kosovë, në 1999-2000”.

Ai gjithashtu tha se do të dëshironte të vazhdonte edhe mandatin e dytë si kryebashkiak edhe pse ka edhe dy vite mandat.

“Me ligjin e ri kryetari i Bashkisë mund të kandidojë deri në tre mandate. Nëse populli e jep pëlqimin, do vazhdoja me kënaqësi t’i shpëreja Tiranës” ka thënë Velijaj. /Lajmi.net/