A e dini se cili ishte celulari i parë i mençur në botë? (Foto)

Përderisa shumica mund të mendojnë se Google, Nokia, Blackberry apo Apple filloi epokën e celularëve të mençur, ishte IBM që krijoi celularin e parë të mençur në botë.

Fun

07/08/2015 15:34

Ky është IBM Simon, apo celulari i parë i mençur në botë:
doyouknowwhichwastheworldsfirstsmartphonebetyoudont_1_1438946736doyouknowwhichwastheworldsfirstsmartphonebetyoudont_2_1438946749 doyouknowwhichwastheworldsfirstsmartphonebetyoudont_3_1438946761 doyouknowwhichwastheworldsfirstsmartphonebetyoudont_4_1438946773 doyouknowwhichwastheworldsfirstsmartphonebetyoudont_5_1438946785
Termi ‘celular i mençur’ nuk ishte dëgjuar deri më 1995, por celulari i parë i mençur u krijua më 1992. I quajtur ‘Simon Personal Communicator’, celulari kishte një ekran me prekje dhe ishte dizajnuar nga inxhinierët e IBM dhe Mitsubishi Electric Corp.

Simon ishte celulari i parë në botë i këtij lloji, transmeton Lajmi.net.

Simon ishte në gjendje që të dërgojë dhe marrë fakse, emaile, kishte faqe, përmbante një adresë kontaktesh, kalendar, kalkulator, orën, një shënues elektronik dhe një tastierë në ekran.

Simon kishte një ekran me prekje LCD 4.5 inç dhe peshonte rreth 510 gram. Ai kishte dalë në shitje më 1994 dhe IBM kishte shitur rreth 50,000 njësi të tij në vetëm 5 muaj. (Lajmi.net)