A e dini sa vjet kanë qenë Ronaldo, Messi dhe Neymar, kur Totti ka shënuar golin e parë?

Francesco Totti do të mbyllë sot një karrierë të lavdishme të cilën ja ka dedikuar vetëm një skuadre, Romës.

Sport

28/05/2017 11:06

Legjenda e verdhekuqve luan që nga vitit 1992 në të njëjtën skuadër. 40-vjeçari gjeti për herë të parë golin me Romën më 4 shtator të vitit 1994 në “Olimpico” në një ndeshje ndaj Foggias.

Një kuriozitet shumë interesant është që kur Totti shënonte këtë gol Ronaldo ishte vetëm 10 vjeç, Lionel Messi 7, ndërkohë që Neymar ishte vetëm 1 vjeç.

Fakte që tregojnë se Totti është një legjendë e pavdekshme në futboll.