A e dini sa paguhen gjyqtarët e Seria A në një sezon?

Gjyqtarët e Serisë A fitojnë të gjithë së bashku 4 milionë euro në sezon.

Sport

02/03/2017 15:31

Në këtë mënyrë 22 gjyqtarë duhet të ndajnë këtë shumë, e cila në fakt është e barabartë sa të një futbollisti cilësor si Icardi. E ndarë në përpjesëtim të drejt shuma shkon në 180 mijë euro për çdo arbitër.

Në pagesën që bëhet ndaj gjyqtarëve llogariten vitet e eksperiencës, numri dhe lloji i ndeshjeve që drejton gjatë një sezoni, roli që ka pasur në këto ndeshje (kryesor, anësor ose arbitër i katërt), transmeton “Albeu.com”.

Çdo gjyqtar në Serinë A, fiton 3800 euro për ndeshje përfshirë këtu shpenzimet e udhëtimit, ushqimin, strehimin), ndërsa arbitrat anësorë ose ata të 4-t fitojnë 500 euro për ndeshje.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6