A e dini sa ka shpenzuar Milani këtë verë për transferime? (FOTO)

Milani është skuadra më aktive në tregun e transferimeve këtë verë.

Sport

20/07/2017 16:24

Rossonerët deri më tani kanë afruar 10 lojtarë, duke shpenzuar 215.3 milionë euro.

Me 215 milionë euro të shpenzuara, Milani është skuadra që prinë për shpenzime këtë verë.

Këto transferime i kanë rënë në sy edhe ish presidentit të Interit, Massimo Morattit, i cili javën e kaluar gjatë një interviste në media, përgëzoi Milanin për punën e bërë gjatë këtij afati kalimtar.

Në fotografinë e mëposhtme mund të shikoni emrat e lojtarëve të transferuar nga Milani, dhe shumat e paguara për ta./Lajmi.net/