A e dini pse kjo vajzë e ka llogarinë më të çuditshme në Instagram…!? |FOTO|

Ajo në baza ditore pranon paralajmërime nga Instagram me ankesa për fotot të cilat ajo i ka publikuar, e në shumë raste ato edhe i largohen nga llogaria e saj për shkak të natyrës së tyre shqetësuese.

Fun

28/09/2015 15:25

Asistentja patologjistja Nicole Angemi i kalon ditët e saj duke prerë në copëza të vogla që pastaj t’i ekzaminojë organet e trupit të njeriut të marrura nga autopsi të ndryshme. Ky është një profesion që shumë njerëz e shohin s’i të shpifur, por vendasja nga Nju Xhersi e sheh atë si një mision për t’i ndihmuar dhe edukuar njerëzit kur ata përballen me realitetet e jetës dhe vdekjen.

Profesioni i saj e ka shtyrë atë që të ketë një nga llogaritë më kontraverse në instagram – dhe lirisht mund të themi më të çuditshmen në botë, çdi ditë ajo publikon imazhe të organeve të njerzve. Dhe ajo thotë se fare nuk e ka për qëllim që të frikësojë ndokënd, e bën thjeshtë për t’i informuar njerëzit.

Në një intervistë të saj ajo tregon se si dhe ku është motivuar për të bërë atë që aktualisht e bën:
“Dua t’i mësoj njerëzit dhe t’i tregoj botës të vërtetën për jetën, vdekjen dhe sëmundjet. Por nganjëherë është e vështirë për njerëzit që t’a kuptojnë dhe ata i raportojnë fotot e mia.”

Me mbi 450.000 përcjellës, duket se nuk janë të paktë ata që janë kurioz për trupin e njeriut, ashtu si ajo është, por përderisa ajo ka një përcjellje të madhe online, ajo ka edhe kundërshtarë të cilët fare nuk e pëlqejnë atë që ajo bën.

Ajo në baza ditore pranon paralajmërime nga Instagram me ankesa për fotot të cilat ajo i ka publikuar, e në shumë raste ato edhe i largohen nga llogaria e saj për shkak të natyrës së tyre shqetësuese.

Por kjo nuk e ka ndaluar fare atë që të vazhdojë pe publikimin e imazheve kontraverse, gjithnjë duke i titulluar “Ka diçka të re për të mësuar nga secili trup.”
/lajmi.net