A e dini pse indianët vallëzojnë në filma?

Nëse keni shikuar filma ‘Bollywood-ian’, është e pamundur të mos u ketë rënë në sy skena vallëzimi edhe nëse ngjarja e filmit është tragjike apo është pjesa më interesante e filmit ku e pret me padurim se çfarë do të ndodh, ata vallëzojnë!

Fun

26/03/2017 13:15

Njeri është duke vdekur, të gjithë me lot në sy, papritur vjen një skenë me muzikë. PSE?

Arsyeja pse indianët zakonisht i realizojnë filmat në këtë mënyrë, pra duke inkoperuar edhe sekuenca të ndonjë këngë dhe duke vallëzuar me të, është se indianët e duan shumë muzikën. Thuhet se përkundër që ata e duan muzikën ajo nuk është shumë e popullarizuar/ nuk njihet në botë sikurse që njihen filmat e tyre. Prandaj indianët kanë menduar që prodhimet e tyre muzikore t’i fusin në filma në mënyrë që të njihen edhe për muzikë.

Pra, në këtë formë ata bëjnë biznes duke e shitur filmin, shesin edhe albumin muzikor. E menduar mirë apo jo!

E arsye tjetër e cila shpjegon atë se edhe kur janë në prag të vdekjes të tjerët vallëzojnë është se muzikën/vallëzimin e konsiderojnë si një ikje nga realiteti.

Përveç që e tregojnë kulturën e tyre ata në këtë mënyrë kërkojnë një arratisje nga jeta. Shumë prej neshë shkojnë në kinema vetëm e vetëm për t’u relaksuar dhe për ta parë realitetin e dikujt tjetër, shkruan rtv21.tv. Kështu sipas indianëve relaksimi vije duke vallëzuar dhe duke i harruar të gjitha problemet.