A e dini pse gomat janë të zeza?

Teknologjia ka përparuar pafund që kur është shpikur dhe shumë ndryshime janë futur në prodhim. Por një gjë mbeti e njëjtë – gomat e makinave janë ende të zeza.

Auto & Tek

29/08/2017 09:03

Ndërsa gomat e para ishin bërë nga rrathë hekuri të vendosura në rrota druri, gomat e para të makinave që u shpikën në vitin 1895, ishin në të vërtetë të bardha. Por, pse nuk janë këto goma të bardha edhe sot?

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, gomat e makinave janë të zeza sepse bloza është një pjesë e rëndësishme dhe e domosdoshme e prodhimit të tyre.

Ajo përdoret si një element stabilizues, i cili është i kombinuar me polimere të tjera.

Kjo pasi, siç thuhet më tej, sapo të shtohet në gomë, ajo rrit fuqinë dhe qëndrueshmërinë e gomave, e cila shihet si një tipar i dëshirueshëm për prodhuesit dhe shoferët e makinave të tyre.

Jo vetëm që gomat e zeza rrisin fuqinë dhe qëndrueshmërinë, ato gjithashtu ndikojnë shumë në sigurinë e makinës suaj.

Gjithsesi, goma më të forta dhe afatgjata do të thotë se do të keni një makinë më të besueshme. /Lajmi.net/