A e dini përse nuk mbërthehet pulla e fundit e xhaketës?

Në vitin 1901 Britania e madhe udhëhiqej nga Mbreti Edward VII, kur ai u bë princ i Uellsit rrobat moderne u bënë të popullarizuara dhe gjithnjë e më shumë filluan të përdoreshin. Mbreti Edward VII.

Lifestyle

30/06/2018 09:38

Nëse shohim meshkujt të veshur me kostum, do të vëmë re se pulla e fundit e xhaketës së tyre qëndron e zbërthyer.

Edhe pse ky lloj trendi mund të duket normal dhe i parëndësishëm, në fakt është një rregull praktik që vjen nga e kaluara.

Në vitin 1901 Britania e madhe udhëhiqej nga Mbreti Edward VII, kur ai u bë princ i Uellsit rrobat moderne u bënë të popullarizuara dhe gjithnjë e më shumë filluan të përdoreshin.

Meqë Mbreti Edward nuk e kishte linjën trupore të hollë, ai filloi të zbërthente pullën e fundit të xhaketës së tij në mënyrë që ta kishte sa më të lehtë përdorimin dhe mbajtjen e xhaketave.

Për shkak të frikës por edhe të respektit, qytetarët filluan ta ndiqnin këtë trend ët ri, dhe zbërthimi i pullës së fundit të xhaketës u bë një gjë e zakonshme.

Që nga ajo kohë ky trend është ngulitur aq shumë saqë tashmë ka hyrë edhe në rregulloren e veshjes.