A e dini në sa ora nesër tërhiqet shorti për Kupën e Botës?

Para fillimit të Kampionatit Botëror, ka mbetur vetëm tërheqja e shortit për fazën e grupeve.

Sport

30/11/2017 19:30

E tërheqja e shortit për fazën e grupeve, do të bëhet ditën e nesërme (e premte).

Nesër me fillim nga ora 16:00 në Pallatin Shtetëror të Kremlinit në Moskë, do të bëhet tërheqja e shortit, ku 32 kombëtaret pjesëmarrëse do të ndahen në tetë grupe.

Sigurisht që në grupin e parë do të vendosën nikoqirët e Rusisë.

E ceremoninë e tërheqjes së shortit, FIFA ka njoftuar se do ta udhëheq Gary Linker dhe gazetarja e bukur ruse, Maria Komandnaya./Lajmi.net/