A e dini me kë do të luajë Trepça ’89 në Ligën e Kampionëve?

Kampioni i ri i Kosovës, Trepça ’89 do të luaj në kualifikimet e Ligës së Kampionëve nga stinori i ri.

Sport

26/05/2017 09:45

‘Minatorët’ me plot meritë u shpallën kampionë të Kosovës pas një stinori të jashtëzakonshëm.

Kësisoj ata do të jenë skuadra e parë nga vendi ynë që do të luajnë në kualifikimet e garës prestigjoze siç është Liga e Kampionëve.

Tanimë janë bërë me dije edhe kundërshtarët e mundshëm të 89-shit.

Gjelbër e zinjtë do të kenë punë me skuadrat kampione nga Andorra, Uellsi, Malta, Irlanda e Veriut, San Marino apo Estonia.

Këta janë kundërshtarët e mundshëm të Trepçës ’89 në raundin e parë të Ligës së Kampionëve:

TNS (Uells)
Linefild (Irlandë e Veriut)
Vikingur Gota (Ishujt Faroe)
Hibernians (Maltë)
Santa Koloma (Andorrë)
La Fiorita (San Marino)
Europa FC (Gjibraltar)
FC Talin (Estoni)
Alashkert (Armeni)